TmNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku siç raporton “Prothotema.gr”, një nënë 37-vjeçe ka dhunuar për vdekje foshnjën e saj vetëm 6-muajshe.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 13:50 në Makrochori, Imathia.
Kanë qenë dy vajzave të saj të mitura, 6 dhe 7 vjeç, të cilat kanë pare me sytë e tyre të gjithë makabrën dhe e kanë raportuar menjëherë tek gjyshërit e tyre.
Vajzat e vogla,janë nga martesa tjetër e nënës së tyre, kur gjyshërit mbërritën në shtëpi, e gjetën fëmijën me plagë të rënda dhe e transportuan pa ndjenja në spital.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja nuk ia doli.
Mësohet se nëna e foshnjës kishte probleme të theksuara psikologjike dhe se vuan nga depresioni, gjithashtu në të kaluarën i është dashur të shtrohej në spital, ndërsa i ati nuk ka qenë prezent në momentin tragjik.
Autoritetet kanë arrestuar nënën për vrasje.