-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Berisha nga Parlamenti në ballkon”! Rama: Flakadanë? Negocim ose votojmë dhe ikim

Kryesoret

Javën tjetër nis sesioni i ri parlamentar. Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë me të njëjtin skenar, tym, flakë dhe kaos në parlament. Po qeveria çfarë do të bëjë? Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse opozita vazhdon me këtë skenar, shumica do të votojë dhe do të largohet. Tha se është gati për cdo diskutim dhe negocim me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet.

Nuk jemi ta negociojmë. Ligji është bërë i bazuar nga modeli gjerman. Nuk negociojmë modelin gjerman me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin si qytetarë. Qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar që kur grekët e lashtë ndërtuar skenën e ndërtimit të opinioneve. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike.

Nuk më rezulton që parlamentarizmi të ketë pasur në ndonjë moment ndonjë ndryshim dhe që të ketë kaluar në faza ku është pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Ne do të qasemi në parlament si grekët, romakët, britanikët dhe të gjithë ata që gëzojnë demokracinë. Për sa kohë do të kemi ndezje flakadanësh ne do të votojmë dhe do të largohemi, duke shprehur keqardhjen për qytetarët që i kanë votuar.

Ajo bëhet për problemin me drejtësinë të një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon dhe pret nga parlamenti përplasje sikur prisnin ata në Romë që rrinin në llozhë dhe skllevërve u thoshin përplasuni me luanët, të shohim kush do të fitojë. Ne jemi gati për cdo diskutim dhe negocim me premisën që keqkuptimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet” tha ai.

LIVE-Rama: Ja pse e shkriva ministrinë e Kulturës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit