-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurthi dhe inskenimi/ Dalin fotot, ky është shqiptari që vrau kunati për vajzën

Kryesoret

Një 33-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje nga kunati i tij 50-vjeçar, po shqiptar. Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij Erjon Pelivanin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Volos. 50-vjeçari e qëlloi vëllain e bashkëshortes së tij me shotgun, e më pas u vetëdorëzua në polici, shkruan Kathimerini.

I pyetur për shkaqet e këtij krimi të rëndë, në polici shqiptari tha se e kishte marrë vendimin për ta vrarë kunatin në mëngjes, pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se viktima e përdhunonte që prej moshës 9-vjeçare dhe së fundmi, të paktën sipas dëshmisë së shqiptarit në polici, e kishte shantazhuar se do t’i publikonte videot e fotot intime.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat greke, autori i dyshuar i vrasjes la takim me 33-vjeçarin mbrëmjen e së martës në zonën e Agria, me një pretekst të parëndësishëm. 50-vjeçari mësohet se ka inskenuar një plan, ndërsa është justifikuar te gruaja e tij se do të merrte të vëllanë e saj për t’i rregulluar një defekt në makinë.

Me vete kishte një armë gjahu, me leje, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend. “Vrava njeriun që më helmoi fëmijën”, u shpreh 50-vjeçari në momentin që iu dorëzua policisë greke.

FOTO/ Ky është 33-vjeçari shqiptar i vrarë nga kunati

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit