-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau Vajdin Lamen? Shullazi sherr në gjyq: Doni ilaçe, më mban mend mua?

Kryesoret

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e sotme u paraqitën dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK-ut. Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertët në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjeket, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë. “Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve “si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”.

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?” Mjekia iu përgjigj po. Rusi i tha “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet”.

Përballja me Shullazin/ Kuliçaj dëshmon për vrasjen e Vajdin Lamajt: Më erdhi një letër…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit