-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banda u kap “mat” me kokainë në hotel, shqiptari hidhet nga dritarja për të shpëtuar

Kryesoret

Katër të rinj shqiptarë janë prangosur nga policia italiane pasi në një hotel të Asizit ku ata po qendronin i’u gjetën kokainë, kanabis dhe mjete për përdorimin dhe paketimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në dhomën ku ndodheshin 2 shqiptarët 21 dhe 22 vjeç, u gjetën peshore me mbetje kokainë, qese të shumta celofani dhe mjete që shërbenin për paketimin e drogës si dhe 2700 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë 19 dhe 24 vjeç të cilët ndodheshin në dhomën tjetër u përpoqën të arratiseshin, njëri prej tyre duke u hedhur nga dritarja e hotelit. Pas një ndjekje të shkurtër të dy u arrestuan për t’u proceduar më pas në gjendje të lirë. Ndaj njërit prej tyre rëndon akuza për sulm ndaj punonjësit të policisë gjatë arratisjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit