-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po nisej nga Rinasi për në Vjenë, shqiptarit i zhduken 9 mijë e 500 euro nga valixhja

Kryesoret

Një shtetas shqiptar ka rënë pre e grabitjes së një shume të konsiderueshme parash gjatë udhëtimit të tij në fillim të muajit janar nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” për në Vjenë. A. Kola, pasi ka zbritur nga avioni në kryeqytetin austriak dhe ka kontrolluar në valixhe, ka kuptuar se prej saj është marrë shuma prej 9 mijë e 500 euro.

Dyshimet e tij janë se paratë i janë vjedhur gjatë transportimit të bagazheve nga terminali i Rinasit për në avion nga punonjësit e aeroportit dhe për këtë ka kryer një denoncim përmes avokatit të tij në polici.

“Report Tv” bën me dije se janë këqyrur të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit, të mënyrës së transportimit të valixhes ku kanë qenë paratë dhe asnjë gjë e dyshimtë nuk është konstatuar. Megjithatë, mundësia që valixhja të jetë hapur brenda avionit, në vendin që mbahen të gjitha bagazhet e udhëtarëve ekziston, pasi në atë ambient nuk ka vëzhgim me kamera sigurie. Po ashtu janë marrë në pyetje të gjithë punonjësit e turnit që kryejnë shërbimin e transportimit të valixheve dhe asnjë prej tyre nuk ka pranuar të ketë marrë paratë nga aty.

Burime të policisë bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që valixhja të jetë hapur edhe në destinacion në Vjenë. Nga ana tjetër, një tjetër pistë që hetuesit po e shohin me shumë vëmendje është edhe tentativa për të mashtruar e udhëtarit shqiptar. Burimet bëjnë me dije se ai rezulton me 3 procedime penale të mëparshme për mashtrim, çfarë ka shtuar dyshimet për një ripërtëritje të së njëjtës praktikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit