-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komiteti në OKB bllokon SPAK: Mos i hapni telefonat e gazetarit Elton Qyno

Kryesoret

Gjykata (Komiteti) i të Drejtave të Njeriut pranë selisë së OKB-së në Zvicër ka marrë në shqyrtim rastin e ndodhur në Shqipëri ndaj gazetarit të kronikës, Elton Qyno të cilit SPAK i bëri kontroll fizik, banese dhe zyre duke i sekuestruar të dhënat elektronike dhe dokumente pune.

Komiteti i gjyqtarëve ndërmori një masë pezulluese duke detyruar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të përmbahet dhe të ndalojë kryerjen e çdo inspektimi apo përpunimi gjyqësor të materialit që i ka sekuestruar gazetarit Elton Qyno.

Në dokumentin zyrtar të shpërndarë nga institucioni bëhet me dije se Komiteti do të vazhdojë të ndjekë rastin e gazetarit Elton Qyno duke i dhënë afate konkrete shtetit shqiptar për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti.

I kontaktuar me telefon, gazetari Qyno tha se pas këtij vendimi është në pritje të asaj që do të vendosë Gjykata e Lartë pasi dje është bërë rekursi i vendimit të Apelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit