-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Shkoj në komision me 4 propozime!

Kryesoret

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot për herë të parë pas 2 vitesh. Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë vendosur që mbledhja të nisë në orën 11:00. Grupi parlamentar i PD është i vendosur për të mos njohur komisionin aktual të reformës zgjedhor.

Më herët, ata kanë kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke vendosur në krye Oerd Bylykbashin. Kjo kërkesë është rrëzuar në parlament nga mazhoranca, e cila ka vendosur që për reformën zgjedhore të bashkëpunojë me grupin e Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se në komision janë përfaqësuar të gjitha flukset brenda opozitës. “Unë jam bashkëkryetar i komisionit që ka kërkuar opozita. Katër çështjet që kemi depozituar, nuk janë rreth i mbyllur që nuk mund të pasurohet apo shtohet me propozime të tjera.

Secili nga anëtarët, flas për ata të opozitës, ka të drejtë që nëse ka ide sesi vota e shqiptarëve të jetë e barabartë dhe si listat e hapura të jenë perfektë, sesi votimi dhe numërimi elektronik të bëhet më i garantuar, ka të drejtë dhe është i mirëpritur për të sjellë këto propozime. Ne propozojmë lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, një zonë zgjedhor, votim dhe numërim elektronik në të gjithë vendin dhe të sigurohet vota e shqiptarëve jashtë vendit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit