-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhen nënshkrimet për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës

Kryesoret

Përfundoi mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kososvës. Peticioni me nënshkrimet është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Srpska.

Në katër komunat në veri të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe, ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve që do t’i hapë rrugën shkarkimit të kryetarëve shqiptarë. Në prill të vitit të kaluar serbët e atjeshëm bojkotuan zgjedhjet lokale, por me një pjesëmarrje minimale të komuniteteve tjera në zgjedhje u zgjodhën kryetarët shqiptarë në katër komuna; Veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryesuesit serbë të grupeve inicuese të mbledhjes së nënshkrimeve, thanë se janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme që do ta mundësonin më pas mbajtjen e një referendumi të nevojshëm për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila në prill të vitit të shkuar pati bojkotuar zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Peticionet duhet t’i dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, peticionin është dashur ta nënshkruajnë së paku 3.640 votues me të drejtë vote, në Leposaviq 2.689 votues, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues. Këto shifra përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këto komuna, e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ të qeverisë së Kosovës i miratuar muaj më parë me kërkesë edhe të bashkësisë ndërkombëtare që në këto komuna të organizohen zgjedhje të reja.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe u zgjodhën në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti, pasi serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet. Kryetarët shqiptarë u vendosën në objektet komunale në veri, në fund të muajit maj me shoqërimin e policisë, dhe kjo nxiti protesta në shkallë të gjerë që eskaluan edhe në përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të KFOR-it.

Serbët nuk i pranojnë kryetarët shqiptarë dhe pas protestave të shumta dhe kërkesës së faktorit ndërkombëtar për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë, qeveria e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ, që parasheh procedurën se si mund të largohet një kryetar nga komuna./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit