-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur do të merret Rama në pyetje për McGonigalin? Dumani: Duhet të presim momentin

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot nga Shkodra se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për çështjen McGonigal, që në Janar të vitit 2022. I pyetur nëse do të merret Edi Rama në pyetje, ai tha se nuk kanë rëndësi emrat, por faktet dhe se duhet të presim momentin.

“Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media.

Shumë media në shkurt të vitit të kaluar e deri para 10 muajsh nuk kanë lënë kritika për aferën “McGonigal”. Kritikët duhet të ndihen të zhgënjyer sepse e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022.

Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar. Në fakt nuk bëjmë publik çdo gjë që bëjmë. Natyra e punës tonë kërkon që të jemi diskretë.

Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare” tha Dumani.

Po me Ilir Metën çfarë po ndodh dhe në çfarë faze është hetimi? “Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna” tha Dumani.

Shpalli një objektiv. “Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm” tha ai.

Dumani: Jemi në luftë, po thyejmë mitin, është e lodhshme…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit