-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata merr vendimin për Sali Berishën: “Burg” në shtëpi!

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Sali Berishën duke e lënë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore. Kjo do të thotë se ish-kryeministri do të vazhdojë që të qëndrojë i mbyllur në shtëpi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” njofton gjykata.

Avokati i tij, Genci Gjokutaj deklaroi se vendimi është politik me qëllim për ta penguar nga aktiviteti politik. Më tej, avokati tha se do t’i bëjnë rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë. “Qëllimi është që ai të izolohet. Do t’i bëjmë rekurs vendimit të Apelit. Beteja vazhdon” tha ai.

Ndërkohë sot do të shkojë në SPAK për t’u pyetur dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për dosjen e kompleksit “Partizani”. Kjo do të jetë hera e parë që Malltezi do të pyetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit