Me debate të forta ka nisur mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku deputetët e opozitës nuk lejojnë zhvillimin e saj, duke përdorur sikundër edhe në Kuvend, bilbila për të krijuar zhurmë.
“Për çfarë paguhemi, për çfarë vijmë ne këtu”, dëgjohet të thotë Ervin Salianji duke iu drejtuar Damian Gjiknurit.
Gjiknuri i është drejtuar deputetëve që kishin bllokuar mbledhjes se ata nuk janë të interesuar për këtë reformë dhe se do të gjenin mënyra të tjera për ta zhvilluar këtë mbledhje.
Në krahun tjetër deputetët e opozitës, Ervin Salianji dhe Albana Vokshi kanë kërkuar proporcionalitet, duke kërkuar më shumë anëtar dhe bashkëkryetarin.
Pas disa minutash debate, mbledhja ka dështuar dhe anëtarët e PS, janë larguar.