Dëshmia e Naim Murselit në prokurori duket se ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt vitin e kaluar në Prishtinë. Burri ka pranuar se ishte në dijeni se kush e kishte vrarë gruan e tij por tha se kishte frikë ta denonconte autorin.
Më tej, ai deklaroi se kishte probleme me gruan, pra të ndjerën pasi i kishte zbuluar tradhtinë në Suedi. Gazetari Muharrem Kafexhiu në një lidhje me “Skype” nga Kosova për “5Pyetjet.al” hedh dritë mbi dëshminë e Naim Murselit.
“Mendoj se dyshimet mbeten ato të fillimit, një puzzle që vështirë se do të plotësohet deri në fund, por një finalizim të hetimeve, që prokuroria po bën gjithçka që është e mundur. Ka qenë një hart hermetikisht i mbyllur.
Opinioni këtu bëri bujë me reagimet në rrjetet sociale. Nëse bazohemi tek ato që deklaruan dorasi dhe porositësi mendoj se kemi ende punë deri në një finalizim duke parë faktin që porositësi kishte treguar një deklaratë që kishte të bënte me tradhti.
Kishte thënë se një rast i tyre në Suedi ka ndikuar në raportin mes tyre dhe kishte shkuar deri në atë masë sa të kërkonte edhe divorcin” tha ai.