-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha sulme të rënda ndaj Ramës: Po shkatërron të dhënat e Censusit për të fshehur krimet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi Censusin, duke akuzuar Edi Ramën dhe Taulant Ballën kanë shkatërruar të dhënat. Ai thotë se Edi Rama do të mbulojë shpopullimin masiv të Shqipërisë, që sipas tij ka ardhur nga politika e Ramës.

Berisha akuzon Ramën se ka urdhëruar mbajtjen e qindra mijëra emrave nga regjistrat e Gjëndjes Civile, për t’i paraqitur ata si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi. Ai thotë se ky skenar i Edi Ramës do të shkatërrohej nga EUROSTAT, i cili ka regjistruar 1.1 milionë shqiptarë të larguar nga Shqipëria në zonën e Schengenit në 8 vitet e fundit.

“Edi Rama do të mbulojë 2 krimet e tij më të mëdha të këtij 10-vjeçari. Së pari, do të mbulojë shpopullimin masiv të shqiptarëve me politikat e tij antishqiptare. Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam bërë publike informacionet që më vinin se numri i shqiptarëve të regjistruar ishte nën 1.5 milionë. Dhe se Edi Rama po shtynte shpalljen e regjistrimit sepse kishte urdhëruar mbartjen të qindra e mijëra emrave, në mos miliona, nga regjistrat e Gjendjes Civile, për t’i paraqitur si banorë të regjistruar në tetorin që kaloi” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit