Policia ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Aleksandër Mema, 28 vjeç, është arrestuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa 31-vjeçari Leonard Koleci është arrestuar për vjedhje.
Ndaj këtyre dy shtetasve, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe ajo në Kukës kanë caktuar masat e sigurisë “arrest në burg”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapen dhe vihen në pranga, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, dy shtetas të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– L. K., 31 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”;
– A. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.