-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria e Madhe u arrit me krim!” Trondit gazetari italian: Bandat shqiptare kanë autonomi në Londrën

Kryesoret

Gazetari italian Roberto Saviano, një figurë e njohur publike për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias së vendit të tij, ka folur për mafian shqiptare në një bashkëbisedim në podcatin “Public Square” me Ditmir Bushatin.

Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhënia mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, janë një grusht i vetëm.

“E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë”.

Saviano thekson fort nevojën për të diskutuar për krimin për t’u përballur me fenomenin dhe jo për t’ju fshehur debatit publik.

“Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro-maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë por u arrit me krimin. Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”.

Saviano shprehet njësoj kritik për marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministres Italiane Meloni për refugjatët dhe mundësinë e sjelljes së një pjesë të tyre në Shqipëri.

Në këtë marrëveshje ai rendit disa probleme duke nisur nga ato juridiksionale “Pra që, juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni. Kjo do të thotë se në ato qendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane.

Të tjera problematike paraqet kjo marrëveshje edhe në raport me përzgjedhjen e refugjatëve që do të sillen në Shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizatat kriminale?”

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit