-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e kryesive të PD-së në njësitë 2 dhe 8, Basha: Rrugëtimi ynë është i pandalshëm

Kryesoret

Në një postim në Facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë në Njësinë 2 dhe 8 në Tiranë.

Basha shkruan se “rrugëtimi ynë është i pandalshëm për shkak se besojmë te vlerat dhe parimet, duke u mbështetur te njerëzit e duhur për ta shndërruar PD-në sa më parë në një alternativë të besueshme qeverisëse”.

Postimi i Bashës:

Mirënjohje të thellë demokratëve të degëve 8 dhe 2 në kryeqytet për qëndresën dhe përkushtimin e tyre të pashembullt. Rrugëtimi ynë është i pandalshëm për shkak se besojmë te vlerat dhe parimet, duke u mbështetur te njerëzit e duhur për ta shndërruar PD-në sa më parë në një alternativë të besueshme qeverisëse.

Urime dhe suksese anëtarëve të kryesive dhe dy kryetarëve të zgjedhur me votë nga kuvendet e degëve 2 dhe 8 në Tiranë. Mirlinda Çollaku dhe Pëllumb Seferi nuk janë vetëm demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike në kohë të mira dhe të këqia, por ata janë shembuj të qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur për ruajtjen dhe ringritjen e një Parti Demokratike të fortë, që sheh nga e ardhmja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit