-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA kritikoi Kosovën, zyrtarja britanike kundër: Ju heshtët për Banjskën

Kryesoret

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pasi akuzoi autoritetet e Kosovës se po nxisin tensione me Serbinë. “Ku është ekuilibri? A patëm deklaratë si kjo nga SHBA-ja pas rrëmbimit ilegal të tre zyrtarëve policorë nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjskë mbetet shurdhuese”, ka shkruar Kearns.

Pas SHBA-së, vjen reagimi i BE-së kundër Kosovës: Mos rrisni tensionet

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit.

Edhe Gjermania kundër Kosovës: Po i hedh “benzinë zjarrit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit