-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta për skemën e pensioneve: Qeveria me standard të dyfishtë, ku shkuan kontributet nën 15 vjet?

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat ditën e sotme nga mbledhja e Kryesisië, ku ka deklaruar se kjo forcë politike do të propozojnë një ndryshim në iniciativën ligjore për ndyshimin e skemës së pensioneve.

Meta u shpreh se qeveria është duke mbajtur një standard të dyfishtë duke njohur kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensional të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Partia e Lirisë e përshëndet nënshkrimin e shumëpritur të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Por ajo çfarë e nxjerr zbuluar hipokrizinë e Qeverisë shqiptare që vrapon të marrë suksesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje, kur ndërkohë nuk ka 10 vite por 15 vite që negociohet, është e vërteta e madhe dhe e hidhur e përjashtimit të padrejtë nga skema e pensioneve të mijëra qytetarëve në vendin tonë!

Teksa shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për Qeverisë e Italisë për miratimin e kësaj marrëveshjeje dhe për fleksibilitetin e treguar ndaj shtetasve shqiptarë, konstatojmë me keqardhje se Qeveria e Shqipërisë i ka braktisur dhe përjashtuar nga skema e pensionit dhe përfitimit të gjithë ata qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë kontribuar më pak se 15 vite pune.

Pse Qeveria mban një standard të dyfishtë, që njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensional të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit?

Shqetësimi i drejtë i të gjithë këtyre qytetarëve është:
Pse nuk u njihen kontributet nga shteti shqiptar dhe ku kanë përfunduar ato?

Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit