-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Videoskandali/ Gjici nga gjyqi: Alma më dha drogë dhe më futi në kurth

Kryesoret

Ditën e sotme në GJKKO u mbajt seanca për dhënien e konkluzioneve të palës mbrojtjem ku ish kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar të mbajë fjalën.

Gjici është shprehur se i gjithë skandali në të cilin u përfshi ishte një kurth nga Abedin Oruçi dhe Alma.K, pasi Oruçit i kishte hequr një ndërtim pa leje, nga ku kishte nisur dhe “konflikti” mes të dyve.

Ndër të tjera Gjici akuzoi Alma.K se i ka dhënë substanca narkotike.

Dëshmia

Kurthi ma ngriti kundershtari Abedin Oruci. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë I hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.

Abedin Oruci me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyren. Kush me ka dhene substance narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse kete fakt nuk e heton prokuroria.

Pse Alma pasi beri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, nderkohe qe une hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste. Ku eshte premtimi qe i kam bere une Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgje nderkohe qe ajo kishte komuniku me Orucin.

Une i thashe shko tek zevensi Almes por ajo as aty nuk e dorezoi. Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikur nje gje te tille fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova te ndertojne paleje dhe te pervetesojne token.

Une kam marrë dënimin me te madh denimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mijë dhe qytetarëve të Kukësit. (u perlot)

Oruci donte qe te iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë.  Abedin Oruci ndervite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit