-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Kuvend votohet kthimi i basteve online! Opozita me 23 deputetë të përjashtuar

Kryesoret

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online.

PS i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë.

Për shkak të kaosit që kanë krijuar në Kuvend, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare.

Të përjashtuar janë edhe dy ‘udhëheqësit’ e kaosit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Deputetët e grupit Bardhi-Berisha do të vijojnë me skenarët për bllokim ashtu siç kanë paralajmëruar, por mazhoranca e ka të qartë përgjigjen ndaj kësaj sjellje.

Deputetët që shkaktojnë kaos ndëshkohen me përjashtim.

Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit.

Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit