Edhe pse koalicioni i tre partive në pushtet në Gjermaninuk është sigurisht një shembull ideal i unitetit, lideri liberal dhe ministri i Financave Christian Lindner si dhe ministri i Ekonomisë, ekologjisti Robert Habeckkanë të paktën një qëllim të përbashkët.
Ata mendojnë se duhet të lehtësohen nga taksat e shumta sipërmarrësit në Gjermani, me qëllim që të forcohet ekonomia. Qeveria po debaton për mënyrën e duhur për të arritur këtë qëllim.
Habeck foli në favor të një fondi të posaçëm investimi që do të ofronte lehtësim tatimor. Ministri i Financave Lindner nuk është pro, duke argumentuar se kjo do të nënkuptonte rritje të borxhit. Lindner propozoi heqjen e taksës së solidaritetit për kompanitë – kjo taksë paguhet në perëndim të vendit për zhvillimin e pjesës lindore, të ish-RDGJ.
Kryetarja e të Gjelbërve, Ricarda Lang, e kritikoi këtë propozim të Lindnerit, duke pretenduar se nuk kishte dëgjuar se si do të kompensoheshin fondet që do të mungonin më pas.
Ndiqni artikullin e plotë: DW