-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia “fshehu” fjalën e Kurtit, Berisha: Rama dhe Vuçiç diktatorë, kanë tmerr fjalën e lirë!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në ldihje me përplasjen në OKB midis Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, ku u diksutua çështja e dinarit, por televizionet serbe nuk transmetuan fjalën e kryeministrit të Kosovës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha thekson se Rama dhe Vuçiç janë dy siamez në censurë.

Berisha krahësen situatën në Shqipëri, që sipas tij bëhet censurë mediatike me urdhër të Ramës, dhe incidentin e djeshëm, ku fjala e Kurtit nuk u transmetua në të gjithë televizionet serbe.

REAGIMI I BERISHËS
Rama dhe Vuçiç siamez në censurë!

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit
Mbrëmë në Neë York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimi pati një përballje Kurti-Vuçiq.
Mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, u transmetua drejtëpërdrejt në Kosovë, teksa në Serbi pati censurim të saj.
Kjo pasi transmetimi i drejtpërdrejtë atje u ndërpre në momentin kur kryeministri Kurti e mori fjalën.
Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit