Paraditen e sotme një 65-vjeçar ka rënë nga skela ku po punonte në një fabrikë të përpunimit të vajit në Fier mesditën e djeshme.
I dëmtuari T. C., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa rezulton se punonte i pasiguruar.
Pas ngjarjes është arrestua pronari i fabrikës, 62-vjeçari Bajram Dine për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.