Zjarrfikësja ka zbarkuar sërish në urgjencën e re të QSUT-së, pasi është raportuar për zjarr. E gjitha kjo vetëm 6 ditë pas alarmit të parë për zjarr në këtë institucion.
Kanë qenë mjekët ata që kanë ndjerë një aromë të djegure ndaj kanë thirrur zjarrfikësen. E pranishme ndodhet edhe policia.
Kujtojmë se zjarri i rënë gjashtë ditë më parë e ka nxjerrë jashtë funksioni urgjencën. Rastet që kanë nevojë dërgohen në Sanatorium dhe Trauma.