Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, është emëruar ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Kjo detyrë mbahej më parë nga Fatos Reka i liruar nga detyra si ambasador.
Meidani prezantoi pak ditë më parë platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mbështetjen.
“Maqedonia e Veriut është më shumë se një fqinj i mirë; është partner, aleat dhe mbështetës në rrugën tonë të përbashkët drejt proceseve rajonale dhe eurointegruese”, tha Meidani para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, të kryesuar nga Mimi Kodheli.