E nisur drejt Turqisë për të transportuar skrap, anija shqiptare “BERGFJORD” është përplasur me shkëmbinjtë në Ksamil.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti në manovër dhe mosfunksionim i sistemit të drejtimit, çka solli përplasjen me shkëmbinjtë.
Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion“.
Nga ekuipazhi deri më tani nuk janë paraqitur probleme. Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.