-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetim i pasurive të shqiptarëve në Londër, FBI i dorëzon SPAK-ut listën

Kryesoret

NCA Agjencia Britanike Kundra Krimit të Organizuar, kërkon hetim dhe konfiskim të pronave të përfituara nga krimi organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe, të atyre që njihen si “Çunat e Londrës”.

Për këtë në Tiranë qëndroi Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i NCA, nga ku me kreun e SPAK Altin Dumani nënshkroi një memorandum bashkëpunimi.

Top Channel mëson se ky memorandum do të shërbejë për hetime të përbashkëta mes NCA dhe SPAK. Sikurse identifikimi dhe konfiskimi pasurive të atyre shqiptarëve të hetuar nga NCA dhe dënuar më pas nga gjykatat britanike.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë në  SPAK të gjitha vendimet e gjykatave angleze për ata shtetas shqiptarë,  të hetuar për krim të organizuar nga NCA.

Prokuroria e posaçme e komentoi nënshkrimin e këtij memorandumi si “institucionalizim të  partneritetin të suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik”.

Një zëdhënës i NCA për këtë bashkëpunim me SPAK dha këtë koment për Top Channel gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.

Agjencitë shqiptare ligj-zbatuese janë partnerë vendimtarë për NCA në seriozitetin me  luftën me krimin e organizuar, në mbrojtje të publikut. “Nënshkrimi këtij memorandumi me SPAK e thellon angazhimin në të punuarin bashkërisht në shërbim të dy vendeve”.

Prej krijimit në vitit 2013 NCA  ka hetuar me qindra grupe kriminale shqiptare në Angli duke i çuar përpara drejtësisë./ Top Channel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit