-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e ekzekutoi? Krushku: Vajza nuk vret dot një pulë, jo të atin!

Kryesoret

Krushku i Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që sipas policisë dyshohet se e vrau dhe e varrosi vajza në oborr, tha se nuk beson se 19-vjeçarja të ketë bërë krimin.

Pëllumbi ka qenë zotëri burrë. Ka vite që është vendosur këtu. Ka pasur një familje të mira. Vetë ka qenë shumë i mirë. Ai punonte roje tek një varrezë makinash. Ai ka dy çuna dhe dy vajza, unë jam krushku.

Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur asnjë lloj dyshimi për konfliktet në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth dy javë që na kanë thënë. “Ka humbur”- na thanë. Më vonë kemi marrë vesh se është gjetur makina tek parku Rinia.

Sot na njoftuan se është gjetur. Nuk dua të futem në këto çështje, ajo vajza nuk mbyt dot një pulë, jo njeri. Sesi e ka pranuar ajo nuk di se çfarë të them. Vajza ka qenë shumë e mirë, studente, e respektuar. Nuk më shkon mendja fare që ta bëjë këtë veprim. Ia kanë lënë vajzës, ku di unë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit