-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshje shqiptarësh në Francë, njërit i presin fytin, tjetrit i fusin plumbin

Kryesoret

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga një konflikt i egër në Clermont-Ferrand të Francës.

Njëri prej tyre është plagosur në gjoks nga një goditje me armë zjarri ndërsa tjetri është prerë në fyt me thikë.

Sipas informacioneve të policisë vendase të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë një makinë tip “Renault” në të cilën udhëtonin dy persona dhe një tjetër “Golf” ku ndodhej vetëm një person. Motivi i sherrit mbetet ende i paditur për autoritetet.

Nga informacionet e deri më tanishme shpjegohet se shoferi i “golfit” ka goditur me thikë në fyt Dy orë më vonë, personi me dëmtim të arteries karotide u paraqit në qendrën shëndetësore République, e cila njoftoi komisariatin.

Ai u trajtua para se të merrej në paraburgim. Ai është një shqiptar 30-vjeçar që ishte nën kontrollin gjyqësor dhe i ndalohej të largohej nga Allier. I plagosuri nga të shtënat me armë është gjithashtu shqiptar, 25 vjeç.

Një nga pasagjerët e makinës u përgjigj me një të shtënë duke goditur tjetrin në gjoks.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit