-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është Gëzim Çela? Ish-oficeri i policisë i cili u kthye në baronin e drogës

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar ditën e sotme ekstradimin në Shqipëri të Gëzim Çelës, i arrestuar më 8 dhjetor të vitit 2023.

Po kush është Gëzim Çela, i ashtuquajtur “baroni i drogës”?

Banues në Kurbin, i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, është një nga tre personat, që Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin e vetë-deklarimit të pasurisë.

Kosova “paketon” drejt Shqipërisë “baronin e drogës” Gëzim Çelën

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit