Një i mitur 16-vjeçar po procedohet penalisht nga policia e Tiranës pasi dyshohej se ai mbante armë të ftohta gjatë kohës që ishte në mësim.
Gjithashtu u arrestua babai i tij O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.