-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hajde dalim pak jashtë”! Si autori tërhoqi drejt vdekjes 40-vjeçarin, dhe më pas vrau veten

Kryesoret

Qyteti i Korçës u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë, Ilo Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljao Pine, dhe më pas vrau veten.

Mësohet se Lluka banor në qytetin e Korçës jetonte në Greqi, ndërsa ky i fundit ka shkuar në lokalin ku Pine ka qenë duke pirë kafe, i ka kërkuar të dalë jashtë dhe në momentin që ka vënë këmbë në derën e lokalit e ka qëlluar 4 herë, duke e plagosur rëndë, dhe më pas vrau veten.

Ilo Luka humbi jetën menjëherë, ndërsa Emiliano Pine vdiq në momentin që po shoqërohej për në spital. Sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.

Policia ka dhënë detaje dhe në lidhje me arsyen pse erdhi kjo vrasje, ku shpjegoj se babai i Ilo Llukës bashkëjetonte me të ëmën e Emiljano Pines.

Mësohet se babai i Llukës kishte vendosur t’i linte trashëgimi Pines, duke kaluar shtëpinë në emër të tij.

Duket se i biri i tij Ilo Lluka nuk e ka pranuar këtë gjë dhe vendosi ta zgjidhë me plumba, më saktë me marrje jete dhe gjak.

Vrasje për trashëgimi/ Zbulohet lidhja familjare mes viktimës dhe autorit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit