-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

604 mijë shqiptarë lanë atdheun

Kryesoret

Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton shifrat nga viti 2002 dhe i ka përditësuar edhe për vitin 2022.

Numri më i lartë i shtetësive të dhëna ishte në 2016, me 67 mijë, i ndjekur nga 2017-a, me 59 mijë. Më pas u shënua një tendencë e qëndrueshme në rënie, deri në vitin 2022, kur pasaportat e dhëna për shtetasit shqiptarë nga shtetet e BE-së u rritën sërish.

Rritja e tyre përkon me valën e re të emigracionit që ka përfshirë vendin vitet e fundit, duke u kthyer në një shqetësim real për ekonominë vendase, si në tregun e punës ashtu dhe për tendencën e konsumit.

Shtetasit shqiptarë që kanë një pasaportë bëjnë rreth 22% të popullsisë që raportohet se jeton sot në Shqipëri, që është 2.76 milionë banorë, (INSTAT nuk i ka publikuar ende të dhënat e Censit të ri)./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit