-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Beogradi përsërit zgjedhjet, këtu vazhdojnë qeverisin kriminelët

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme reagoi në lidhje me ripërsëritjen e zgjedhjeve në Beograd, një vendim i marrë me detyrim nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se “në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin’.

“Të dashur miq!

Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lirë.

Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19 për qind kishte opozita serbe.

Në Shqipëri 40 për qind mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo.

Miq!

Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi.

Absolutisht e kam deklaruar dhe e deklaroj 100 herë se Aleksandër Vuçiç meriton të shkojë në Hagë si doktrinar gjenocidi, se ai përfaqëson një Putin të vogël, por vota e serbëve nuk është më e rëndësishme se vota e shqiptarëve.

Pse e solla këtë shembull.

E solla sepse po nuk u ngritëm vetë, po nuk morëm fatin tonë në duart tona, nuk kemi pse të presim nga askush, përveç se vetja jonë” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit