Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg. SPAK kërkoi 2.6 vite heqje lirie për blerje votash për zgjedhjet e 14 Majit, por gjykata e kryesuar nga Erion Çela vendosi që në fund ta dënojë me vetëm 2 vite burg.
Beleri në fjalën e fundit përpara se gjykata të shprehej për vendimin deklaroi se procesi është i montuar politikisht dhe se pas tij qëndron vetë kryeministri Edi Rama.
“Turp, turp” ishin thirrjet e mbështetësve të tij jashtë gjyqit. Pandeli Kokaveshi, bashkëpunëtori i Belerit u dënua me 1.6 vite burg, por që konvertohet në 3 vite shërbim prove. Për shkak të gjendjes shëndetësore vendimi i dënimit u pezullua.
Telefonat e Belerit dhe Kokaveshit bashkë me 40 mijë lekët që kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë u dënua se bleu votat u konfiskuan.