-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mercenarët moldavë u bashkohen njësive ruse në Ukrainë

Kryesoret

Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike për ta braktisur punën në fabrikë në Transnistri, në rajonin e shkëputur prorus të Moldavisë, dhe ta kapë një armë për t’iu bashkuar bashkatdhetarëve të vet që po luftojnë përkrah forcave pushtuese ruse në shtetin fqinj, Ukrainë.

Andrei, i cili nuk pranoi ta tregojë mbiemrin, tha së fundmi për Shërbimin moldav të Radios Evropa e Lirë se po priste që Konsullata ruse në Tiraspol, kryeqytetin de facto të Transnistrisë, t’ia ripërtërijë pasaportën e skaduar ruse, të cilën e mban bashkë me atë moldave.

Ai thotë se me atë dokument mund të udhëtojë drejt Moskës, ku postimet online i joshin të huajt për të luftuar në luftën e paprovokuar ruse duke i udhëzuar si të aplikojë për t’u rekrutuar në një zyre rekrutimi.

Besohet se 220.000 qytetarë rusë jetojnë në Transnistri i cili u nda nga Moldavia në fillim të viteve ’90 dhe tani është nikoqir i 1.500 trupave ruse.

Andrei tha se shpreson se do t’i bashkohet të ashtuquajturit “detashmenti Dniester”, një njësi mercenare e moldavëve e krijuar nga Alexandr Kalinin, një figurë e errët që është në listën e zezë të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara (SHBA), për shkak të veprimtarisë së tij proruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit