Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sipas gazetares Anila Hoxha po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për një dosje tjetër dhe rrezikon të dalë sërish para drejtësisë, ndërsa bankat kanë kthyer përgjigje për disa llogari e transfera bankare.
“Kur bëhet fjalë për çështje që SPAK do t’i ruajë sekret, arrin t’i ruajë, kur bëhet fjalë… rrëshqasin ndoshta me dashje. Lefter Koka, ne e kemi marrë vesh personalisht nga njerëz të politikës që nesër do të ndodhë diçka, Vangjush Dako, e kemi marrë vesh nga njerëz të politikës, kjo nuk është standard e një prokurorie që ne presim.
Ministrat janë të rëndësishëm kur kalojnë portën e asaj prokurorie. Janë denoncuar 65 kryetarë dhe ish kryetarë bashkie, 13 të pandehur, 34 është vendosur mos fillimi, pra nuk ka vepër penale. Nga llogartitë e mis del që 18 kryebashkiakë të tjerë dhe ndonjëri prej tyre edhe ish kryebashkiak, shumë pak, vijojnë të jenë nën hetim në SPAK, për dy prej tyre mund të ketë rezultate, nuk mund ta themi kush.
Rezultat tjetër i Spak është hetimet që po bëhen ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi i kallëzuar nga një deputet dhe një qytetar, po hetohet nga SPAK për fshehje të ardhurave dhe pastrim parash.
Hetimi tjetër shumë i rëndësishëm dhe mund të sjellë sërish në dyert e SPAK dhe këtë e them se janë kthyer përgjigje nga bankat është ndaj ish ministrit të Brendshëm Sahiri Tahiri, po kryhen hetime për një dosje tjetër, janë kthyer përgjigje nga bankat për llogari, transferta, do të kërkohet pyetja e tij nga prokurorët e posaçëm të SPAK, këto janë të dhëna jo zyrtare por të konfirmuara me përjashtim të statistikave për kryebashkiakët”, tha gazetarja për TCh.