Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për në datë 12 mars ora 15:00. Avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Berisha prej fundvitit të kaluar ndodhet në arrest shtëpie me dhëndrin.
Liri apo burg në shtëpi? Në 15 mars vendimi për Berishën dhe dhëndrin
