Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, pas mbledhjes në Shkodër, u pyet nëse do të ketë zgjedhje të reja në Himarë pas dënimit me burg të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.
Pyetje të cilës Rama i’u përgjigj duke thënë se duhet të pritet vendimi i Apelit të GJKKO-së, ku shtoi se askush jashtë apo brenda Shqipërisë nuk duhet të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.
“Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.
Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare” u shpreh Rama.
Rama: Do ketë një riorganizim të bashkive për pagat e punonjësve