-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Stadiumi i Shkodrës i katandisur sikur kishte rënë bomba

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u ndal mbrëmjen e sotme në qarkun e Dibrës në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Ndërsa vlerësoi organizimin e partisë në këtë zonë, Rama tha se PS është një forcë progresive dhe se opozita krijonte një gjendje të pa ndryshuar kudo që qeveriste. Rama u ndal edhe tek protestat e opozitës në Parlament.

“Ne jemi një forcë që sjell progres, ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, një status-quo që degradojnë realitetin ku ata qeverisin. Unë isha në Shkodër dhe realisht më ka lënë një mbresë shumë të keqe stadiumi i Shkodrës. Kjo ndodh kudo dhe kurdo kur ata marrin mandatin.

Një stadium i ri për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare që ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba dhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje. Si stadiumi është e gjithë Shkodra, e cila hap pas hapi ka nisur të marrë veten.

Si stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës dhe këtë mund ta dëshmojnë lehtësisht të gjithë qytetarët që i kanë parë të gjitha fazat. Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti.” deklaroi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit