Detaje më të hollësishme janë dhënë nga policia në lidhje me plagosjen e dyfishtë me amrë zjarri mbërmjen e sotme në Shkodër. Unifromat blu bëjnë me dije se afër vendngjarjes është gjetur duke u djegur një makinë “Renault”.
“Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast” njofton policia.
Shkodër/ Plagoset me armë polici dhe kunati i tij! Kush ishte objektivi?