Një 43-vjeçar shqiptar i cili punonte në Itali ka humbur jetën në një aksident tragjik pikërisht në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme më 12 mars siç raportojnë mediat fqinje, në Carpenedolo.
Sipas informacioneve të deri më tanishme, shqiptari po punonte në çatinë e një magazine kur u rrëzua nga një lartësi prej 10 metrash.
Ambulanca u thërrit menjëherë në vendin e ngjarjes por 43-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Dinamika e ngjarjes si dha faktorët që mund të kenë sjellë tragjedinë janë duke u hetuar nga policia.