Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ku pati edhe debate mes kolegëve të tij, Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati, u shpreh kundër negociatave me PS-në
“Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam Sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën!
Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike të Ramës!
Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm të suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Së dyti si qenka sukses dhe tërheqje që ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve. Se treti, si e njohën tani realitetin?
Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë në konferencë të kryetarëve ka qenë Gazi. Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjino nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj që bëmë pak gabim se Rama ta hedh për të 100 herë!”, u shpreh Salianji.