-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Beqaj hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të shtune (16 mars) nga dritarja e banesës së tij, ka reaguar në lidhje me hetimet e kryera për koncensionin e sterilizimit.

Berisha tha sterilizimi është vjedhja e dytë e shekullit, ndërsa për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilit pritet t’i komunikohen akuzat të hënën, tha se hyn e del në SPAK si në selinë e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera ish-kryeministri u shpreh se Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit.

“Beqaj hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS”- Berisha: Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit

Ndaj qytetarë, duhet të pyesni se çfarë po ndodh me ju, kush po e paguan, ftoj qytetarët të pyesin kush po paguan faturën e këtij rrënimi të shëndetësisë?

Ata dhe vetëm ata se ministrat, qeveritarët, shërbimet i marrin nëpër botë, në spitalet më moderne, edhe kur ndonjëherë bien në mbidozë nga kokaina se tani kanë filluar kokaina-party. Shkojnë në spitale të veçanta për t’u shkumëzuar.

Sepse 400 milionë euro vidhen vetëm me PPP-të në shëndetësi.

Miqtë e mi, edhe njëherë i ftoj qytetarët të shtrojnë pyetjen: çfarë po ndodh me kujdesin e tyre shëndetësor?

OBSH deklaroi para një muaji se shqiptarët paguajnë për kujdesin e tyre shëndetësor 60 përqind nga xhepi i tyre, se ata paguajnë dy herë më shumë se paguanin në vitin 2013.

Po pse, ku shkojnë këto para? Këto para i vjedh Edi Rama me ministrat e tij.

Sterilizimi kushtonte gjer në vitin 2013, 800 mijë euro. Blemë një aparaturë ultramoderne, ndërtuam spitalin, e instaluam për të pasur sterilizim të cilësisë më të lartë.

Miq, Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS. E dini se ç’po ndodh?

Beqen, i cili ka firmosur kontratën e sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur hapjen e tenderit për sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur pikët për kompaninë e muratorit të Edi Ramës, Beqën i cili ka firmosur dhënien e ujit dhe energjisë falas kompanisë së tyre, Beqën që ka firmosur dhënien e aparaturës falas dhe katit dhe lokaleve kudo në Shqipëri, Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre.

A nuk janë kriminelë këta prokurorë që veprojnë në këtë mënyrë kur kjo ka kushtuar qindra e qindra jetë?”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit