-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sazani po i jepet Trumpit, por çfarë thoshte dy vite më parë Peleshi?

Kryesoret

Dhëndri i Donald Trump po bëhet gati për të marrë në dorë Sazanin. Investime gjigande. Kështu është të paktën në letër. Në Amerikë e quajnë të kryer, kurse në Tiranë ministria e Turizmit tenton që të tregojë se do të ndjekë procedurat. Ajo që po ndodh sot u paralajmërua rreth dy vite më parë nga deputeti i PD-së Ervin Salianji.

I pyetur në komisionin e Sigurisë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji nëse Sazani po bëhej gati që pas zjarreve t’i jepej ndonjë oligarku, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e hodhi poshtë si mundësi, ndërsa shtoi se ishulli nuk mund të privatizohet.

Crawford për 5Pyetjet.al: Pse është i komplikuar investimi në Sazan dhe Zvërnec

Debati 27 Qershor 2022 në komisionin e Sigurisë

Ervin Salianji: Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj? A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve. A ka kapacitet qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?

Niko Peleshi: Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet Sazani. Nuk ka kërkesë, indicie për privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja.

‘New York Times’: Si do ta mbushë dhëndri i Trump Sazanin me resorte dhe vila (E plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit