-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç deklaratë kërcënuese ndaj Kosovës, ende asnjë reagim nga ndërkombëtarët

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i është drejtuar me një deklaratë paralajmëruese Perëndimit, që sipas tij duhet të zgjedhin midis Serbisë dhe Kosovës.

Në një dalje publike mësohet se Vuçiç ka bërë të qartë se nëse Perëndimi ndihmon Kosovën atëherë historia do të jetë po e njëjta me 25 vite më parë, pasi sipas tij Serbia duhet të mbijetojë.

Për përdoruesit e platformës ‘X’ kjo deklaratë e tij ka bërë tepër bujë dhe mesazhi është i qartë, nëse Kosova ndihmohet atëherë Serbia do të hidhet në sulm.

”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vitet e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

 

 

Edhe pse konsiderohet një deklaratë ‘e egër’ madje dhe një kërcënim i hapur, nga ana e ndërkombëtarëve nuk ka pasur ende ndonjë reagim për këtë situatë.

Ndërkaq, ditën e sotme Kosova dhe Serbia do të ulen në një tavolinë në Bruksel, ku dhe një herë kërkohet një zgjidhje për çështjen e dinarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit