-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëlqeu në kualifikuese, Juventusi i ‘shkel syrin’ mbrojtësit të Kombëtares

Kryesoret

Juventusi është duke bërë lëvizjet e para për merkaton e verës, me Cristiano Giuntolin i cili kërkon të jetë gati në momentin që do fillojë aksionit. Për këtë duket se drejtori i klubit bardhezi duket se ka piketuar grupin e lojtarëve që dëshiron të ketë në ekip, ku kryesisht po preferohen moshat e reja.

Sipas asaj që raporton ‘IlBianconero.com’ drejtori bardhezi ka vendosur sytë tek mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mario Mitaj. ‘Mbrojtës i majtë dhe ende 21-vjeç, lojtar i cili ka bërë mjaft mirë me Lokomotiv Mosca, një goditje e tipit Kvaratskhelia apo Kim’ shkruan media italiane, e cila sjell në mendje dhe zbulimet e forta që Cristiano Giuntoli bën në merkato.

Mitaj aktualisht kushton 5-6 milionë euro, një shumë e cila nuk do të ishte problem për Juventusin nëse do vendoste të merrte lojtarin në ekip.

Megjithatë ngelet ende për tu parë, deri më tani ka vetëm një interes, ndërsa me Europianin përpara gjithçka mund të ndryshojë, për më tepër në listën e Juventusit ka dhe emra të tjerë. Emra si ai i Patrick Dorgu apo Mazraoui.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit