-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Në Shqipëri shqetësues përdorimi i lëndëve narkotike nga të miturit

Kryesoret

Në Shqipëri, ka një shqetësim në rritje mbi përfshirjen e të miturve në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Çdo vit rreth 100 të mitur sipas të dhënave të policisë bien pre e kësaj vepre penale. Autoritetet kanë shtuar përpjekjet për parandalimin dhe goditjen e fenomenit, ndërsa një nxënëse që kërkoi të mbetej anonim, dëshmoi se si bashkëmoshatarë të saj janë kthyer në shpërndarës dhe përdorues të drogave të ndryshme.

“Është fenomen tmerrësisht i frikshëm, për faktin se ti e sheh se si ajo drogë e ndryshon personin. Kam njohur njerëz që i filluan këto rrugë dhe ndryshuan në mënyrë thelbësore. Dhe trembesh sepse nuk është në fuqinë tënde. Frika më e madhe ishte që nuk mund t’i ndihmoja dot”- u shpreh Mirela, (emër jo i vërtetë), nxënëse në një shkollë të mesme.

Pamundësia për të ndihmuar shokun apo shoqen e mitur që bie pre e përdorimit të lëndëve narkotike, është frika më e madhe e kësaj nxënësje që vendosi të ndajë me Zërin e Amerikës, gjithçka di, ka parë dhe dëgjuar në mesin e bashkëmoshatarëve të saj, për këtë plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në 5 vitet e fundit rreth 100 të mitur çdo vit, pjesa dërrmuese djem, janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, rreth 90% e tyre të moshës 15 deri në 17 vjeç. Edhe përse kjo shifër zë vetëm 4 % të totalit të personave të përfshirë në këtë vepër penale, sërish fenomeni është shqetësues duke marrë në konsideratë se kjo grupmoshë është në shënjestër të grupeve kriminale për rekrutime, ashtu siç dëshmon dhe Mirela./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit