-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Makina përfundon e përmbysur në kanal, 3 të rinjtë në spital

Kryesoret

Në aksin rrugor ‘Lezhë-Tiranë’ ka ndodhur një aksident ku 3 të rinj kanë mbetur të lënduar. Siç shihet në foto makina me të cilin po udhëtonin ka përfunduar e përmbysur në një kanal me ujë.

Të plagosurit janë të moshave 18-17 vjeç, ku policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe më pas ka përfunduar në kanal. Të rinjtë kanë mundur të dalin nga makina dhe më pas janë dërguar në spital.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit